Krye-diplomatja në detyrë, Meliza Haradinaj-Stublla, ka uruar institucionet dhe popullin e Republikës Domenikane, me rastin e festës kombëtare.
Ministrja e Punëve të Jashtme uroi popullin dhe Republikën Domenikane për shëndet, mirëqenie dhe prosperitet, ndërsa ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e Republikës Domenikane ndaj Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Republika e Kosovës gëzon marrëdhënie të mira me Republikën Domenikane dhe ne jemi të angazhuar të forcojmë më tej lidhjen e bashkëpunimin midis vendeve e popujve tanë, në të gjitha fushat me interes të përbashkët”, është shprehur Ministrja Haradinaj-Stublla.
Republika Domenikane e ka njohur pavarësinë e Kosovës në 10 Korrik 2009. /Insajderi.com