Ministria e Financave: Hakerët nuk arritën ta cenojnë sigurinë e sistemit informativ

Ministria e Financave: Hakerët nuk arritën ta cenojnë sigurinë e sistemit informativ

Ministria e Financave, ka njoftuar se sulmi kibernetik nuk ka arritur të cenojë integritetin dhe sigurinë e sistemit informativ, përcjell Insajderi.

Në një komunikatë për media thuhet se të dielën “sistemi Informativ i Tatimit në Pronë, më saktësisht shërbimi online për shtypjen e faturës së tatimit në pronë është tentuar të keqpërdoret nga sulmues kibernetikë të pa-identifikuar”.

Këtë rast e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Hetimet po vazhdojnë.

Ministria e Financave vitin e kaluar ishin përballur me një avullim parash 2.1 milionë. /Insajderi.com