Prokurori i Shtetit ka bërë kërkesë që Valon Loxha, i dyshuari për marrjen e veturës zyrtare të kryetarit të Pejës Gazmend Muhaxherit, të i vendoset një masë paraburgimi.
Përpos kësaj u kërkua edhe një ekzaminim psikiatrik ndaj të riut.
Shkodran Nikçi nga Prokuroria Themelore e Pejës e konfirmoi lajmin për Gazetën Online Insajderi.
“Prokurori ka kërkuar masë paraburgimi dhe ekzaminim psikiatrik”, tha ai.
Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxhari, ka deklaruar të hënën se vetura i është gjendur në fshatin Drelaj.
Loxha edhe më parë kishte marrë veturat që i gjente të hapura. Këtë veprim të tij s’e konsideron si “vjedhje”. /Insajderi.com