Hoti pas takimit me Lajçak: E falënderova për bashkëpunimin e deritanishëm për dialogun

Hoti pas takimit me Lajçak: E falënderova për bashkëpunimin e deritanishëm për dialogun

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, është deklaruar pas takimit të zhvilluar me Emisarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Facebook, Hoti ka bërë të ditur se në këtë takim ka falënderuar Lajçakun për bashkëpunimin e deritanishëm në ndërmjetësimin e procesit të dialogut me Serbinë.

“Emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, z. Miroslav Lajçak falënderova për bashkëpunimin e deritanishëm në ndërmjetësimin e procesit të dialogut me Serbinë dhe i dëshirova sukses në finalizimin e këtij procesi”, ka shkruar ai.

“Prej korrikut 2020, dialogu rifilloi mbi tri parimet bazë: do të diskutohet për marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke, sovraniteti e integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa negociueshëm, ndërsa Kushtetuta e Kosovës është e paprekshme”, shkruan Hoti në Facebook. /Insajderi.com