FSK largon mjetet ushtarake të kohës së luftës nga Muzeu i Kosovës

FSK largon mjetet ushtarake të kohës së luftës nga Muzeu i Kosovës

Mjetet ushtarake të kohës së luftës së fundit në Kosovë, të cilat ishin të vendosura në ambientet e Muzeut Kombëtar të Kosovës, po zhvendosen.

Siç merr vesh Gazeta Online Insajderi, zhvendosja e tyre ka filluar nga e martja e dy marsit dhe po bëhet nga Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Ndërkaq, ende nuk dihet se ku do të dërgohet mjetet.

Ajo që shihet në fotografitë e siguruara nga vendi i ngjarjes është se këto mjete po barten nga oborri i muzeut.

Redaksia ka provuar në kontaktojë me FSK-në, por nuk ka marrë një përgjigje në kthim. /Insajderi.com