Maqedoni e Veriut: Shtatë të vdekur dhe 726 raste me COVID-19

Maqedoni e Veriut: Shtatë të vdekur dhe 726 raste me COVID-19

Maqedonia e Veriut ka regjistruar shtatë viktima si pasojë e Coronavirusit në 24 orët e fundit, njofton Insajderi.

Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 726 raste të reja nga gjithsejtë tre mijë e 144 testime të kryera.

Ndërsa, sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik, në vendin fqinj janë shëruar 368 persona./Insajderi.com