Lajçak takon edhe Hysenin

Lajçak takon edhe Hysenin

Pas vizitave zyrtare që ka pasur me krerët e politikës kosovare, Emisari Speciale i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ai është takuar edhe ish shefin e ekipit negociator për dialog me Serbinë, Skënder Hyseni, njofton Insajderi.

Takimi ka qenë i natyrës joformale, dhe si rrjedhojë nuk dihen edhe temat për të cilat është biseduar, njofton Insajderi.

Takimi mes Lajçak dhe Hysenit ka ndodhur në ambientet e Hotelit Swiss Diamond, mësohet nga burimet e brendshme të Gazetës Online Insajderi./Insajderi.com