Molliqaj: Ambasada jonë s’do të duhej të ishte në Jerusalem

Molliqaj: Ambasada jonë s’do të duhej të ishte në Jerusalem

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, është deklaruar kundër vendosjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem, njofton Insajderi.

Sipas tij, ajo që bën Benyamin Netanjahu me Jerusalemin është e dëmshme për botën dhe njerëzit.

Në një postim në Facebook, Molliqaj është shprehur se të njëjtën politikë si Netanjahu po e ndjekë edhe Recep Tayip Erdogan me Aya Sofia “që e shndërroi në xhami pas 86 vites”.

“Netanyahu dhe Erdogan konkurrojnë për ndikim rajonal në Lindjen e Mesme; janë të dy autokratë; por mbi të gjitha, janë brenda të njëjtit konservatorizëm të djathtë që projekton luftë qytetërimesh, që i thërret një diskursi mbi të shkuarën e lavdishme si provë superioriteti e projektim i të ardhmes”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook./Insajderi.com

As realizëm as luftë qytetërimesh

Muajt e fundit, pjesë e debateve të përditshme politike është bërë edhe marrëdhënia e…

Posted by Dardan Molliqaj on Tuesday, March 2, 2021