Numërohen mbi 17 mijë vota të ardhura me postë

Numërohen mbi 17 mijë vota të ardhura me postë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave me të ardhura me postë. Deri më tani janë numëruar 17 mijë e 159 vota nga rreth 56 mijë e 910 vota, njofton Insajderi.

Sipas të dhënave nga QNR rezultatet deri më tani janë si më poshtë:

LVV – 12,700 vota

PDK – 1,499 vota

LDK –  1,440 vota

AAK – 732 vota

NISMA – 162 vota

Ndërkohë, numri i votave me kusht dhe i atyre me nevoja të veçanta në QNR ka përfunduar mbrëmjen e së hënës./Insajderi.com