Koordinatori Shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, ka thënë se vendosja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem është punë e kryer.
Ai është shprehur se njohja e Kosovës nga Izraeli është pika më e rëndësishme e marrëveshjes së Washingtonit, transmeton Insajderi.
“Ambasada duhet të vendoset në Jeruzalemin Perëndimor ku janë të përqendruar më shumë administrata dhe institucionet ndërkombëtare”, ka thënë Hyseni në Klan Kosova.
Sipas tij Kosova nuk është aspak “mes dy zjarresh” pasi që Bashkimi Evoprian po kundërshton vendosjen e ambasadës në Jerusalem.
“Kosova nuk mund të vendosë, ku do ta vendosë ambasadën e vet në një vend mikpritës me të cilin ka nënshkruar një marrëdhënie diplomatike”.
“Nëse i lexoni me kujdes edhe marrëveshjen e stabilizim-asociimit, në një nga kapitujt ku bëhet fjalë për obligimet e Kosovës karshi BE-së, tek politika e jashtme Kosova s’ka asnjë obligim. Është çështje e BE-së dhe Izraelit si do t’i harmonizojnë qëndrimet e tyre politike”, ka shtuar Hyseni./Insajderi.com