Fshatrat e Gjakovës së Fortesë, Celinë, Krushë, Nagavc, Hoqë e Vogël, Piranë, Qëndresë, Bregdri, Krajk dhe Zym, kanë mbetur pa ujë.
Kështu ka njoftuar KRU “Gjakova”, përcjell Insajderi.
Arsyeja e këtij reduktimi është defekti në një gyp që ka ndodhur në mes fshatit Fortesë dhe Celinë.
“Për shkak të defektit i cili ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes (e martë) në gypin fi 400, i cili ndodhet në mes të fshatit Fortesë dhe Celinë, jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë nga ora 8:00 deri në riparim të defektit nga ekipi teknik i kompanisë KRU ‘Gjakova’. Ekipet tona janë duke punuar në sanimin e defektit, janë duke u ndërmarr të gjitha masat që sa më shpejtë ta rikthejmë furnizimin me ujë”, thuhet në njoftimin e KRU “Gjakova”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com