KQZ të enjten shpallë rezultatet përfundimare

KQZ të enjten shpallë rezultatet përfundimare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpallë rezultatet përfundimtare të enjten e 4 marsit.

Kështu ka njoftuar zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi, përcjell Insajderi.

“Ju njoftoj se rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët do të shpallen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e enjte, më 4 mars”.

Ai tha se pas numërimit të votave në QRN, duhen disa orë për të kryer procedurat paraprake.

“Rezultatet përfundimtare, ndër tjerash, do të përfshijnë rezultatet për të gjitha subjektet politike dhe kandidatët pjesëmarrës në zgjedhje, dhe atë sipas vendvotimeve, qendrave të votimit, komunave dhe rezultatet e votave me kusht e atyre me postë”, theksoi ai. /Insajderi.com