Katër të lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Gjilan-Prishtinë

Katër të lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Gjilan-Prishtinë

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që është shkaktuar mesditën e së mërkurës në Magjistralen Gjilan-Prishtinë, respektivisht në fshatin Kishnicë.

Në aksident janë përfshirë katër vetura.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

“Rreth orës 14:00 në rrugë Gjilan – Prishtinë, respektivisht në fshatin Kishnicë, ka ndodhur një aksident komunikacioni në të cilin kanë qenë të përfshira 4 vetura. Për pasojë nga aksidenti janë lënduar katër persona të cilët me autoambulancë janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë ajo.

Rasti po hetohet./Insajderi.com