Një muaj paraburgim për drejtorin e Sekretariatit të KPK-së dhe arrest shtëpiak për asistenten e tij

Një muaj paraburgim për drejtorin e Sekretariatit të KPK-së dhe arrest shtëpiak për asistenten e tij

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, L.K., t’i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh, njofton Insajderi.

Ndërkohë, asistentes së tij, M.B., i është vendosur masa e arrestit shtëpiak.

Të dy u arrestuan me urdhër të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike, më pas Këshilli Prokurorial i Kosovës suspendoi L.K., me 50 për qind të pagës deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga gjykata kompetente, si dhe asistentes së tij.

L.K., dyshohet për veprat penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit”, dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, ndërsa, M.B., dyshohet për veprën penale “Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale”./Insajderi.com