Takohen Vuçiq e Lajçak

Takohen Vuçiq e Lajçak

Ndërmjetësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në zyrën e tij, njofton Insajderi.

Për takimin Lajçak – Vuçiq kanë raportuar disa media serbe.

Temë e takimit të Vuçiq dhe Lajçak që filloi rreth orës 18:00 në ndërtesën e presidencës serbe ishte dialogu midis Kosovës dhe Serbisë.

Palët pas takimit pritet të kenë një prononcim për media.

Lajçak arriti në Beograd këtë pasdite, pasi qëndroi në Prishtinë për tri ditë për t’u takuar me diplomatët kosovarë.

Ai të parin në Kosovë e takoi kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, me të cilin biseduan po ashtu për vazhdimin e dialogut.

Ky i fundit, nëpërmjet një deklarate, lëri të nënkuptohet se dialogu nuk është prioriteti më i madh për platformën e tij qeverisëse./Insajderi.com