Ka përfunduar numërimi i 56 mijë e 368 votave të ardhura nga jashtë Kosovës, njofton Insajderi.
Sipas të dhënave nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, rezultatet e votave të numëruara nga diaspora janë si më poshtë:
LVV – 44 mijë e 252 vota
PDK – Pesë mijë e 32 vota
LDK – Katër mijë e 287 vota
AAK – Një mijë e 112 vota
NISMA – 438 vota
Pjesa tjetër iu shpërndahet partive tjera.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar më parë edhe numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.
Pas numërimit të 29 mijë e 490 votave me kusht, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 14 mijë e 939 vota.
E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 4,997 vota.
Pas mbledhjes së këtyre rezultateve KQZ të enjten do të dalë me rezultatin përfundimtar./Insajderi.com