Lumezi ngushëllon familjen e prokurorit Enver Krasniqi

Lumezi ngushëllon familjen e prokurorit Enver Krasniqi

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka reaguar për vdekjen e prokurorit Enver Krasniqi, njofton Insajderi.

Me anë të një telegram ngushëllimi për familjen e të ndjerit, Lumezi ka thënë se me dhimbje të thellë ka marrë lajmin për prokurorin Krasniqi.

“Me pikëllim dhe dhimbje të thellë mora lajmin e papritur të ndarjes nga jeta të familjarit tuaj dhe kolegut tonë, prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Enver Krasniqi”, thuhet në telegram ngushëllimin e tij.

Ai po ashtu thotë se vdekja e Krasniqit është humbje e madhe për tërë sistemin prokurorial.

“Me lejoni të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për Ju si familje, për të afërmit, kolegët dhe të gjithë bashkëpunëtorët. Ju e humbët një prind dhe familjar të shkëlqyer, ndërsa sistemi i drejtësisë e humbi një profesionit të madh. Vdekja dhe largimi i tij nga kjo botë është humbje e madhe jo vetëm për Ju si familje, por edhe për tërë sistemin prokurorial, të cilit prokurori Krasniqi i shërbeu më përkushtim, dinjitet dhe integritet të lartë. I përjetshëm qoftë kujtimi për të!”, thuhet më tej në telegramin e ngushëllimit të Lumezit. /Insajderi.com