Ministri i vetëm i LDK-së që nuk mori votat për t’u bërë deputet

Ministri i vetëm i LDK-së që nuk mori votat për t’u bërë deputet

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, është i vetmi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, që së fundi mbajti postin e ministrit dhe që nuk ka arritur t’i sigurojë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet në legjislaturën e tetë në Kuvendin e Kosovës, njofton Insajderi.

Abrashi i cili në listën e LDK-së kishte numrin 14, ka marrë vetëm gjashtë mijë e 186 vota.

Në zgjedhjet e vitit 2019, Arban Abrashi kishte marrë 14 mijë e 86 vota.

LDK-ja, si parti e tretë në këto zgjedhje do të ketë 15 deputetë në Kuvend, pasi ka marrë më pak se 13 për qind në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Nga Qeveria në detyrë, sa u përket anëtarëve të LDK-së, ulëset në Kuvend i kanë siguruar kryeministri Abvdullah Hoti, zv.kryeministri Driton Selmanaj dhe ministrat Anton Quni, Agim Veliu, Armend Zemaj, Hykmete Bajrami, Besian Mustafa dhe Vlora Dumoshi./Insajderi.com