Kurti: Duhet ta ndryshojmë Kushtetutën që Kosova dhe Shqipëria të bashkohen

Kurti: Duhet ta ndryshojmë Kushtetutën që Kosova dhe Shqipëria të bashkohen

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe fituesi i zgjedhje të 14 shkurtit, Albin Kurti, thotë se duhet të ndodhë ndryshimi i Kushtetutës për ta mundësuar bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, transmeton Insajderi.

Kështu u shpreh ai në vizitën e realizuar sot në Gjirokastër, si pjesë e fushatës parazgjedhore të degës së partisë së tij në Shqipëri, për zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen më 25 prill.

“Ne kemi pengesë Kushtetutën Republikës së Kosovës. Neni 1, pika 3 dhe neni 1, pika 1 nuk janë në përputhje, por me vullnet politik, ne duhet të edhe ta ndryshojmë Kushtetutën e Republikës ashtu që Kosova dhe Shqipëria, si shtete të të njëjtit komb, të mund të integrohen dhe bashkohen”, tha Kurti.

“Sot jemi këtu në Gjirokastër, te vendi ku një javë pas ngritjes së flamurit nga Ismail Qemali në Vlorë, u ngrit edhe në Gjirokastër. Unë kam takuar dje të tre, edhe kryeministrin Edi Rama, edhe presidentin Meta, edhe kryetarin e PD, Basha. Janë tre kandidatë të pavarur që ne i mbështesim. Kreshnik Merxhani në Gjirokastër, Boiken Abazi në Tiranë dhe Iljaz Shehu në Lezhë. Duam të angazhohen sepse Shqipëria ka nevojë për zhvillim që sjell punësim”, tha Kurti. /Insajderi.com