Maas: Administrata e re amerikane ofron mundësi për një marrëveshje Kosovë-Serbi

Maas: Administrata e re amerikane ofron mundësi për një marrëveshje Kosovë-Serbi

Ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas, ka shprehur besimin se, me mbështetjen e qeverisë së re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po ofrohet një shans për t’i gjetur zgjidhje problemit Kosovë-Serbi.

Sipas tij, me mbështetjen e SHBA-së, po ofrohet një shans për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do t’i sjellë prosperitet ekonomik Kosovës, raporton Tanjug, transmeton Insajderi.

Në konferencën për shtyp, pas takimit me shefin e diplomacisë serbe, Nikolla Selakoviq, Maas ka thënë se Gjermania është e përfshirë në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit.

Ai tutje ka theksuar se Bashkimi Evropian ka të dërguarin e saj të posaçëm, i cili është shpesh në rajon./Insajderi.com