Ish-emisari amerikan, Richard Grenell, ka vazhduar të shkruajë rreth Albin Kurtit në Twitter.
Kësaj radhe. Grenell shtroi një pyetje në lidhje me deklaratën e Albin Kurtit për “Euro news”, i cili kishe deklaruar se “në rast të një referendumi do të votonte pro një bashkimi me Shqipërinë.
Për këtë deklaratë të Kurtit, Grenell kërkoi që administrata Biden “ta dënojë këtë qasje”.
“Kjo duhet të dënohet nga Joe Biden dhe administrata e tij. Pse Albin Kurti po diskuton për zhbërjen e shtetit të tij”, pyeti Grenell. /Insajderi.com
This must be condemned by @JoeBiden and his Administration.
Why is Albin Kurti talking about imploding his own country?! @StateDeptSpox @jakejsullivan @USAmbKosovo https://t.co/6SHutJ6B3g
— Richard Grenell (@RichardGrenell) March 4, 2021