Haradinaj takohet me ambasadoren e Finlandës, diskutojnë për situatën pas zgjedhjeve

Haradinaj takohet me ambasadoren e Finlandës, diskutojnë për situatën pas zgjedhjeve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me  ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, me të cilën ka diskutuar rreth situatës aktuale pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook ka falënderuar ambasadoren për përkrahjen e vazhdueshme të Finaldës për Kosovën.

“Prita sot ambasadoren e Finlandës në Kosovë znj.Pia Stjernval. Diskutuam për situatën aktuale në vend dhe nevojën e konstituimit të shpejt të institucioneve të reja. Falënderova ambasadoren Stjernval për përkrahjen e qëndrueshme të Finlandës në rrugën euroatlantike të Kosovës dhe për gatishmërinë për thellim të marrëdhënieve në mes dy shteteve”, ka shkruar Haradinaj.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka fituar mbi 7% të votave. /Insajderi.com