Maqedonia e Veriut: Prokuroria mbyll rastin për djalin e Sulejman Rexhepit

Maqedonia e Veriut: Prokuroria mbyll rastin për djalin e Sulejman Rexhepit

Prokuroria Publike e Maqedonisë së veriut  ka bërë të ditur se e ka mbyllur rastin e hetimit në lidhje me plagosjen e birit të ish kreut të BFI-së në Maqedoninë e veriut Sulejman Rexhepi, pasi është liruar edhe shtetasi i dytë nga Kosova, për të cilin dje u tha se është në paraburgim 48 orësh.

Në bazë të raportit dhe analizës së materialeve të grumbulluara nga policia, nuk është vërtetuar se ai e ka kryer veprën në fjalë.

“Sot në Prokurori ka arritur raport i analizës së kryer i materialit biologjik të Institutit të mjekësisë ligjore, kriminalistikë dhe mjekësisë deontologjike. Sipas analizës së dorëzuar, gjurmët biologjike të gjetura në veturën “Golf 5″ nuk përputhen me ADN-në e profilit të personit ndaj të cilin u shqiptua paraburgim afatshkurtër në kohëzgjatje prej 48 orësh”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, përcjell Insajderi.

Për këtë rast gjithashtu janë ndërmarrë edhe aksione shtesë, ku i plagosuri nuk e ka njohur të paraburgosurin.

Nga prokuroria bëjnë të ditur që nuk do të hapin aktakuzë për rastin, pasi paraprakisht në liri është lëshuar edhe i dyshuari tjetër për plagosjen e birit të ish kreut të BFI-së Sulejman Rexhepi.

Kujtojmë që i biri i Sulejman Rexhepit u plagos para 3 ditëve në veturën e tij në lagjen “Gjorçe Petrov të Shkupit. Ndryshe i plagosuri ka pësuar lëndimë në këmbë. /Insajderi.com