Arrestohen tetë zyrtarë policorë

Arrestohen tetë zyrtarë policorë

Tetë zyrtarë policorë janë arrestuar mëngjesin e së premtes.

Kështu ka njoftuar Prokuroria Themelore e Prishtinës, përcjell Insajderi.

Në aksionin e zhvilluar në bashkëpunim me Inspektoratin Policor janë arrestuar zyrtarët policer nën dyshimin për veprat penale; “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës ose autorizimeve publike”, “Ushtrimi i ndikimit” si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substance narkotike”.

Personat e arrestuar janë me inicialet; D.M, M.G, V.F, V.B, V.SH, R.S, B.J dhe M.K.

Në kumtesë thuhet se edhe qytetarët kanë ndihmuar institucionet në realizimin e aksionit. /Insajderi.com