Kush kishte rritjen e rënien më të madhe në këto zgjedhje?

Kush kishte rritjen e rënien më të madhe në këto zgjedhje?

Glauk Konjufca e ka rritjen më të madhe të votave, ndërsa Ramush Haradianj dhe Anton Quni kanë rënien më të madhe.

Kështu tha hulumtuesi i KDI-së, Eugen Cakolli, përmes një postimi në Facebook.

Nga krahasimi i zgjedhjeve të 6 tetorit 2019 dhe 14 shkurtit 2021 del që Glauk Konjufca ka rritje 127.955 vota.

Ndërsa, Ramush Haradinaj ka një rënie 34.757 vota më pak e Anton Quni 16.891 më pak vota sesa në zgjedhjet paraprake.

Në këto zgjedhje Konjufca ka marrë 200.641 vota. Ramush Haradinaj 41.406, ndërsa Anton Quni 14.840 vota. /Insajderi.com