Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te kompleksi momorial “Adem Jashari”.
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Hardianj tha se kjo është dita më e rëndësishme për kombin tonë.
“Jemi në vendin e shenjtë – Prekaz. Bëjmë nderime të varri ku pushojnë heronjtë tanë. Kjo ditë është me rëndësi për kombin tonë, për plot procese të mëdha të këtij rajoni. Jam i bindur se duke ecur rrugës së tyre do të ecim para”, tha Haradinaj.
Më 5 mars të vitit 1998 forcat serbe kishin rrethuar familjen Jashari dhe kishin vrarë dhjetëra njerëz përfshirë edhe ish-komandantin legjendar, Adem Jasharin. /Insajderi.com