Sami Lushtaku shpreh lavdi për familjen Jashari

Sami Lushtaku shpreh lavdi për familjen Jashari

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku, ka shprehur lavdi pë Komandantin, Adem Jashari dhe familjen e tij, njofton Insajderi.

5 marsi i vitit 1998, ishte dita kur kanë rënë dëshmorë Komandanti Adem Jashari me familjen e tij, kjo ditë shënoi fillimin e një rruge të gjatë të luftës e të sakrificës për lirinë e Kosovës.

“Sakrifica e Komandantit Legjendar Adem Jashari, e gjithë familjes Jashari, është shëmbulli më unik që liria është më e shtrenjtë se jeta. Ideali i shumë brezave për të luftuar dhe për të sakrifikuar për Kosovën filloi në Prekaz para 23 vitesh”, ka shkruar në Facebook.

Lushtaku u shpreh se Sakrifica e Komandantit Legjendar dhe familjes ka qenë motiv për popullin që të vazhdojnë luftën për lirinë e Kosovës.

“Lavdi përjetë Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës”, ka shtuar ai. /Insajderi.com