Një person dyshohet se ka therë me thikë babanë e tij sot në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.
Sipas policisë, një i dyshuar e ka therë me thikë një 58-vjeçar, me një mjet të mprehët.
I lënduari është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.
Këtë për Gazetëm Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili shtoi se rasti ka ndodhur rreth orës 09:40.
“Reth orës 09:40 është raportuar një rast për lëndim trupor i ndodhur në rrugën “Mbretresha Teutë” në Mitrovicë. Nga informatat e para raportohet se viktima (rreth 58 vjeçar) ka marrë lëndime trupore nga një mjet i mpreht (thikë) i lënduari po trajtohet në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestinin e personit të dyshuar”, ka thënë ai. /Insajderi.com