Hoti: Familja Jashari u bënë emblema e vërtetë e Ushtrisë për liri

Hoti: Familja Jashari u bënë emblema e vërtetë e Ushtrisë për liri

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shkruar në përvjetorin e rënies heroike të familjes Jashari në Prekaz, duke e quajtur emblemë të vërtetë së Ushtrisë për liri, njofton Insajderi.

“Adem Jashari dhe anëtarët e tij të familjes u bënë emblema e vërtetë e Ushtrisë së popullit, që para armëve kishin edhe më të fuqishme vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund misionit për çlirimin e atdheut”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Kreu në detyrë i Qeverisë shtoi se këto tri ditë të rezistencës në Prekaz kanë dhënë kushtrimin për popullin tonë dhe lirinë e pavarësinë.

“Këto tri ditë të rezistencës në Prekaz dhanë kushtrimin për popullin tonë për lirinë dhe pavarësinë, si dhe alarmin për qendrat e vendim-marrjes botërore për të ofruar mbështetje për të vërtetën e Kosovës dhe popullit të saj, mbrojtjen e vlerave të qytetërimit perëndimor si dhe lirive dhe të drejtave fondamentale njerëzore”. /Insajderi.com