14 komuna në “zonën e kuqe” për shkak të masave anti-COVID

14 komuna në “zonën e kuqe” për shkak të masave anti-COVID

Zveçani, Mitrovica  e Veriut, Prishtina, Fushë Kosova, Kamenica, Leposaviqi, Peja, Zubin Potoku, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Kllokoti, Mitrovica e Jugut dhe Lipjani – janë 14 komuna që janë klasifikuar të jenë në “zonën e kuqe” për shkak të rasteve anti-COVID.

Ministria e Shëndetësisë e ka bërë klasifikimin javor, përcjell Insajderi.

Në “zonën e verdhë” janë 13 komuna: Vushtrria, Podujeva, Ferizaji, Deçani, Vitia, Rahoveci, Graçanica, Prizreni, Novobërda, Suhareka, Kaçaniku, Shtimja dhe Istogu.

Ndërsa, në një situatë pak me të mirë “zona e gjelbër” janë komunat si: kenderaj, Klina, Drenasi, Dragashi, Juniku, Malisheva, Mamusha, Shterpca, Hani i Elezit, Parteshi dhe Ranillugu.

Ky klasifikim vlen deri më 12 mars. /Insajderi.com