
Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, ka reaguar ndaj ish-emisarit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili tha se ndërkombëtarët nuk kanë punuar dhe investuar në Kosovë që Albin Kurti ta shpërbëjë më pas, njofton Insajderi.
Ischinger duke ju referuar Grenellit ka thënë se mandati i tij ka skaduar dhe e këshilloi që të ia lë Kosovën njerëzve të saj.
“Ric, sinqerisht: ndalo përpjekjen për të ndërhyrë. Mjaft dëm është bërë. Mandati juaj ka skaduar. Lejani Kosovën njerëzve të Kosovës”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter.
Ric, honestly: stop trying to interfere. Enough damage has been done. Your mandate has expired. Leave Kosovo to the people of #Kosovo @albinkurti @Enver_Hoxhaj @VjosaOsmaniMP @atifetejahjaga @MiroslavLajcak https://t.co/uTmT4s9sVt
— Wolfgang Ischinger (@ischinger) March 5, 2021
Kujtojmë se, ditë më parë Richard Grenell kishte akuzuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti se është anti amerikan.
Sipas tij, Kurti ka qenë kundër politikave të ShBA-së të disa prej ish-presidentëve.
“Lideri i ri i Kosovës anti amerikan, i krahut të majtë Albin Kurti ka qenë kundër politikave të SHBA-ve të sugjeruara nga Bill Clinton, George Bush, Barack Obama dhe Donald Trump. Ai është gjithmonë anti-amerikan. Ekipi i Biden duhet ta ndalojë këtë”, kishte thënë Grenell./Insajderi.com