Dita e dytë e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka nisur me homazhe te pranë shtatores së komandantit legjendar, Adem Jashari.
Tek shtatorja e Adem Jasharit në Skenderaj i pranishëm ishte edhe kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari – anëtar i kësaj familjeje.
Aty morën pjesë edhe përfaqësues nga shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe përfaqësues të partive politike dhe deputetë.
5, 6 dhe 7 marsi janë data ku kujtohet sakrifica e familjes Jashari dhe UÇK-së. /Insajderi.com