Klinaku: Organet shtetërore nuk po i dënojnë krimet serbe

Klinaku: Organet shtetërore nuk po i dënojnë krimet serbe

Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të Organizatës të Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka kritikuar organet e drejtësisë në Kosovë për të cilat tha se nuk i kanë ndjekur krimet e luftës, njofton Insajderi.

Ai këto deklarata i ka bërë në Prekaz, ku në ditën e dytë të Epopesë së UÇK-së, bashkë me anëtarët e organizatës së veteranëve kanë bërë homazhe pranë varreve të familjes Jashari.

“Sa herë që vijmë për t’i kujtuar këtu çdo herë si organizatë vijmë dhe kur e shohim këtë vend që në mesin e tyre ka edhe fëmijë na kujtohen gjërat që i kanë bërë, ne nuk jemi të kënaqur me organet tona që nuk i ndjekin këto krime.

Fatkeqësisht ata kanë miratuar gjykata ndërkombëtare”, ka thënë Klinaku para mediave./Insajderi.com