Theret me thikë një person në Shtime

Theret me thikë një person në Shtime

Një person është therur me thikë të premten në Shtime, njofton Insajderi.

Policia bën të ditur se lidhur me rastin janë arrestuar dy të mitur.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tahir Sinani”.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë-të mitur pasi që dyshohet se të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke e therur me thikë. Viktima është dërguar në tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./Insajderi.com