Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, ka bërë apel tek qytetarët që të kenë kujdes pas rasteve të reja dhe viktimave në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19, njofton Insajderi.
Mjekët në spitale po luftojnë kundër Coronavirusit, por numri i rasteve pozitive dhe i vdekjeve vazhdon të rritet.
IKSHPK ka bërë thirrje për zbatim e masave të përgjithshme dhe të specifikuara për mbrojtjen nga pandemia.
Masat parandaluese janë të njejta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet, bënë të ditur IKSHPK.
Rekomandimet nga IKSHPK janë këto: Të qëndrohet në shtëpi, dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme; Ndalimi rigoroz i takimeve me njerëz me të cilët nuk jetoni në bashkësi, pos për qëllime specifike; Ndalimi rigoroz i tubimeve; Respektimi rigoroz i masave kufizuese në aktivitetet publike; Kufizimi i punës për veprimtaritë jo-esenciale dhe vend-ngjarjet duke redukuar edhe kohën e punës gjatë ditës.
IKSHPK, gjithashtu ka apeluar institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policinë e Kosovës, për shmangie të shkaqeve dhe pasojave të infeksionit, të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave. /Insajderi.com