Daçiq për Lajçakun: Do të ketë probleme të mëdha me Kosovën

Daçiq për Lajçakun: Do të ketë probleme të mëdha me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të ketë më shumë probleme me Prishtinën, transmeton Insajderi.

“Padyshim që do të ketë më shumë probleme me Prishtinën”, ka thënë Daçiq duke i komentuar marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës, shkruan politika.rs.

Kujtojmë se, gjatë kësaj jave Lajçak ka qëndruar për një vizitë tre ditore, ku është takuar me liderët politikë në vend dhe ka diskutuar për dialogun me Serbinë.

Ai në Prishtinë është shprehur se pret që marrëveshja Kosovë-Serbi të arrihet gjatë qeverisjes së Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit. Sipas tij, nuk ka asnjë pengesë që një marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi të arrihet edhe brenda muajsh.

Pas Kosovës, Lajçak vizitoi edhe Serbinë, ku edhe atje u takua me zyrtarë të lartë të shtetit për të diskutuar rreth dialogut./Insajderi.com