Një i mitur është plagosur me armë zjarri nga një tjetër i mitur të shtunën në fshatin Kërpimeh të Podujevës, njofton Insajderi.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se arsyet e plagosjes janë të panjohura.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKMF Podujevë dhe më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për tretman të mëtutjeshëm.
Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 7.65 mm .
“Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit, i cili është arrestuar dhe nga i njëjti është konfiskuar arma Zoraki me tre fishekë të kalibrit 7.65 mm , që dyshohet se është përdorur në rastin në fjalë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com