Kandidati për deputet i AKR-së: Kam informacione të sakta për vjedhje votash, do t’i adresoj në Prokurori

Kandidati për deputet i AKR-së: Kam informacione të sakta për vjedhje votash, do t’i adresoj në Prokurori

Kandidati për deputet i Aleancës Kosova e Re në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jetlir Zyberaj, ka publikuar dëshmi të cilat i ka prezantuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për vjedhjen e votave nga komisionerët, njofton Insajderi.

Zyberaj në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marr tre mijë e 563 vota dhe ka kërkuar rinumërim të plotë të votave pasi ai është shprehur se ka informacione të sakta qe ka ekzistuar plan i organizuar i vjedhjes së votave të Behgjet Pacollit dhe të tij.

Ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka publikuar një deklaratë të një personi, i cili tregon se ka votuar në një vendvotim në Ferizaj për Zyberajn dhe që pas rezultateve të KQZ-së, vota në atë vendvotim për kandidatin nuk ka figuruar fare.

“Rinumërimi i plotë i votave është absolutisht i nevojshëm për të siguruar procesin e degraduar zgjedhor. Informacionet e sakta thonë që ka ekzistuar plan i organizuar i vjedhjes së votave të presidentit Pacolli dhe votat e mija si kandidat”, ka shkruar ai.

“Rinumërimi i plotë do ti nxirrte në shesh kriminelët dhe urdhërdhënësit e tyre. Dënimi maksimal me burg ndaj këtyre kriminelëve do ta siguronte mbarëvajtjen e procesit në të ardhmen. Ky proces është i degraduar tërësisht dhe organet kompetente duhet të reagojnë”. /Insajderi.com