Ministrja në detyrë e Arsimit, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas aksionit protestues të organizuar nga Organizata Jo-Qeveritare “Global Shapers Prishtina”.
Në këtë aksion aktivistët e kësaj organizate në mënyrë simbolike kanë vlerësuar me notë 1 të gjithë ministrat e arsimit për gjendjen e arsimit, ndërsa u kanë dhënë notat 5 sa i përket nepotizmit.
Bajrami e ka quajtur OJQ-në në fjalë pjesë të korrupsionit, duke shtuar se nuk duhet “futur të gjithë ish-ministrat në një thes”.
“Mandatin në krye të MASHT-it e kam nisur më 4 shkurt 2020. Pas një muaji, më saktësisht më 11 mars është shpallë pandemia. Pas 12 ditëve kemi filluar mësimin online, me transmetim në televizionet nacionale, me orar të organizuar, me ligjërata në youtube deri te niveli parashkollor. Krejt kjo me punë ekipore, punë vullnetare, ndihmë nga donatorët dhe pa asnjë cent shtesë të shpenzuar nga buxheti i shtetit” thotë Bajrami në një postim në Facebook. /Insajderi.com
Për 7 Mars protestohet para MASh-it, ministrat e arsimit vlerësohen me notë të dobët