Shtatë kafiteri në regjionin e Komunës së Ferizajt janë gjobitur gjatë mbrëmjes të së shtunës, njofton Insajderi.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes inspektoratit Sanitar është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të zbatimit të masave antiCOVID në festat e marsit.
Për tiketat e shqiptuara rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi.
“Mbrëmë janë gjobitur shtatë kafiteri në regjionin e Ferizajt. Katër përshkak të mosrespektimit të distancës, dy për mosmbyllje të lokalit në ora 22:00 dhe një për mosmbyllje të lokalit në ora 22:00 dhe mosrespektim të distancës”, tha Thaçi. /Insajderi.com