Vajza e heroit të kombit, Hamëz Jashari dhe e mbijetuara e betejës historike të 5,6 dhe 7 Marsit, Besarta Jashari ka emocionuar me një shkrim dedikuar vetëflijimit të familjes së saj, njofton Insajderi.
Ajo ka thënë se çdo gjë do të ishte e rëndomtë pa aktin unik të vetëflijimit për LIRI të familjes së saj.
Përmes një fotografie të manifestimit për Natën e Zjarreve në Prekaz, Besarta tha se ky zjarr është i veçantë, sepse na ndriçon neve të ardhmen.
“E kush synon të na rrezikoj këtë LIRI, ky zjarr është përgjigjja“, u shpreh ajo./Insajderi.com