Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim që gjashtë komisionerëve të cilët kanë marrë pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit, t’u ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet e ardhshme për pesë vite, njofton Insajderi.
Përveç kësaj, PZAP ka urdhëruar rinumërimin në vendvotimit në Prishtinë ku komisionerët në fjalë ishin pjesëmarrës.
Ky vendim është marrë pas ankesës së kandidates për deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj.
Reshitaj ishte ankuar se në këtë vendvotim kishte 31 vota, sipas deklaratës së vëzhgueses Adelina Krasniqi, por se në faqen e KQZ-së figurojnë 0 vota. PZAP ka zhvilluar hetimet dhe nga hetimi në QNR ka konstatuar se Reshitaj kishte 30 vota dhe një ishte e pavlefshme. Kështu që është urdhëruar të rinumërohen votat e saj në këtë vendvotim, e janë pezulluar gjashtë komisionarët në këtë vendvotim, që janë nënshkruar në Formularët e Rezultateve të Kandidatëve (FRK)./Insajderi.com