“Qika” me aksion para Qeverisë: Në pandemi u rrit dhuna ndaj grave

“Qika” me aksion para Qeverisë: Në pandemi u rrit dhuna ndaj grave

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion ka mbajtur të hënën një aksion para ndërtesë së Qeverisë së Kosovës, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, njofton Insajderi.

Sipas organizatores, Leonida Mulliqaj, pandemia ka vështirësuar dukshëm pozitën e grave në shoqëri.

Ajo para mediave tha se “të dhënat në nivel global tregojnë se një numër i madh i grave kanë humbur vendet e punës, një pjesë tjetër e tyre kanë qenë viktima të dhunës në familje si dhe shumica e grave u ballafaquan me ngarkesa të mëdha me punët e shtëpisë të cilët padrejtësisht shihen si ‘punë të grave’”.

“Edhe para pandemisë, gratë kanë kaluar gati tre herë më shumë kohë se sa burrat duke u marrë me punët e shtëpisë. Gratë konsiderohen si të huaja edhe në rastin e ndarjes së pasurisë. Duke qenë tërë ditën në shtëpi, ato nuk po mund të shohin mundësitë e angazhimit në jetën shoqërore”, tha Mulliqaj.

Ajo tutje ka shtuar se gratë duhet të çlirohen nga shtypja brenda dhe jashtë shtëpisë. /Insajderi.com