Marshi protestues i gastronomeve është anuluar, përcjell Insajderi.
Një ngjarje e tillë ishte paraparë të mbahet të hënën nga ora 15:00.
Por, ky aktivitet do të zhvillohet në rast se që vendoset për kufizime të reja që përfshinë këtë sektor.
“Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Shoqatës më dt. 04.03.2021, është diskutuar ideja e organizimit të marshit protestues këtë të hënë në ora 15:00 në sheshin Skënderbeu pranë Qeverisë, NË RAST TË ASHPËRSIMIT TË MASAVE AKTUALE (zvogëlimi i orarit të funksionimit të bizneseve, zvogëlimi i shërbimeve, etj), thuhet në njoftimin e Këshillit Drejtues të Shoqatës së Gastronëve në Facebook. /Insajderi.com