Në 10 vjetorin e fillimin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, nga Bashikimi Evropian kanë kërkuar që ky proces të përfundojë suksesshëm, transmeton Insajderi.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano mes tjerash ka përmendur edhe vizitën e emisarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak në Kosovë javën e kaluar.
Stano në një konferencë për medie ka theksuar se “ai mori garanci nga të dy palët se ekziston dëshira për të vazhduar përfshirjen në procesin e normalizimit të marrëdhënieve, i cili ndërmjetësohet nga BE”.
“Tani po punojmë intensivisht me të dyja palët për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve. Shtetet anëtare të BE po presin që dialogu të vazhdojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të shohim Beogradin dhe Prishtinën të angazhuar në përfundimin e suksesshëm të këtij procesi dhe si sa më shpejt të jetë e mundur”, ka deklaruar ai.
I pyetur rreth deklaratave të kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe liderëve të tjerë për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, zëdhënësi i BE-së është shprehur se udhëheqësit politikë në rajon, përfshirë institucionet e ardhshme në Prishtinë, pritet të punojnë në ndërtimin e besimit të ndërsjellë dhe marrëdhëniet konstruktive të fqinjësisë së mirë./Insajderi.com