Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, deklaroi se “Qeveria e tij do të punojë në mbështetje të grave”.
Nëpërmjet një postimi në Facebook për nder të Ditës Ndërkombëtare të Grave, Kurti tha se “8 Marsi është dita ndërkombëtare e gruas. E të gjitha grave. Shënon përpjekjet që ende vazhdojnë por edhe sukseset që gratë i kanë arritur historikisht”.
Ai mori pjesë në një marshim protestues të organizuar nga shoqëria civile – pos Kurtit, pjesëmarrëse ishte edhe presidentja në detyrë Vjosa Osmani.
Kurti tha se pas emancipimit të vetës, gratë duhet ta emancipojnë edhe shoqërinë.
“Ato jo vetëm e kanë emancipuar veten por tash prej tyre pritet edhe emancipimi i shoqërisë. Duhet ta bëjmë këtë bashkërisht dhe të ndajmë çdo përgjegjësi”, ka shkruar ndër tjerash në Facebook. /Insajderi.com
8 Marsi është dita ndërkombëtare e gruas. E të gjitha grave. Shënon përpjekjet që ende vazhdojnë por edhe sukseset që…
Posted by Albin Kurti on Monday, 8 March 2021