Dy të plagosurit në kompaninë e sigurimeve ishin duke transportuar para të gatshme

Dy të plagosurit në kompaninë e sigurimeve ishin duke transportuar para të gatshme

Kompania e Sigurimeve ‘Besa Security’ është deklaruar rreth plagosjes së dy punëtorëve derisa u sulmuan nga tre persona, njofton Insajderi.

Sulmi ka ndodhur në kombin e Transportit të Parave të Gatshme, ndërsa sulmuesit ishin të armatosur me armë të kalibrit të rëndë dhe me kallashnikov.

“Dy punënjës të TPG-së, janë të plagosur. Të njejtit, falë veturës të armatosur kundër kallashnikov, jelekëve antiplumb të veshur nga punonjësit tonë dhe më pas falë një veture të FSK-së që ka kaluar pas pak minutash dhe të cilët ia kanë dhënë ndihmën e parë të dy punonjësve, sipas informatave janë jasht rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.

Gjithashtu thuhet se dy pjesëtarët e tjerë të ekipës janë mirë. Ndërsa, plaçkitësit nuk kanë arritur t’i marrin paratë. /Insajderi.com