Dy personat e plagosur gjatë sulmit të së hënës me armë në tentim-grabitjen që ndodhi në magjistralen Prishtinë-Gjilan, janë përgjithësisht në gjendje stabile, transmeton Insajderi.
Kështu bën të ditur mjeku kujdestar në emergjencë, Naser Syla, sipas të cilit, dy të plagosurit kanë marrë plagë kryesisht në regjionin e gjoksit.
Njëri nga ta i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike, ndërkaq tjetri jo dhe që të dy janë në gjendje stabile.
Gazeta Online Insajderi ka raportuar sot për një tentim-grabitje të armatosur ndaj automjetit të kompanisë së sigurimit ‘Besa Security’, lajm të cilin më pas e kishte konfirmuar edhe Policia e Kosovës. /Insajderi.com