Konfirmohet kandidatura e Lutfi Hazirit për kryetar të LDK-së

Konfirmohet kandidatura e Lutfi Hazirit për kryetar të LDK-së

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është kandidati tjetër, i cili do të hyjë në garën e 14 marsit për të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, njofton Insajderi.

Kështu bën të ditur vetë partia me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, ku thuhet se kandidatura e tij dhe e Lumir Abdixhikut u paraqitën sot në mbledhjen e kryesisë së këtij subjekti politik.

“Në mbledhjen e sotme, u paraqitën edhe dy kandidatura për Kryetar të LDK-së. Kandidaturat për Kryetar të LDK-së i paraqitën z. Lutfi Haziri nënkryetar i LDK-së dhe Kryetar i Gjilanit si dhe z. Lumir Abdixhiku, anëtar i Kryesisë së LDK-së”, thuhet në postim.

Abdixhiku e konfirmoi kandidaturën e tij nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ për zgjedhjet e brendshme të LDK’së më 14 mars, teksa tha se figura të rëndësishme të këtij subjekti ia kërkuan atë. /Insajderi.com