KEDS njofton për reduktime me rrymë

KEDS njofton për reduktime me rrymë

Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se të mërkurën do ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Shkak i punimeve në rrjet do të ketë edhe ndërprerje të energjisë elektrike në zonat ku do të fillojnë punimet.

KEDS ka njoftuar për vendet dhe oraret ku do të ketë reduktime të energjisë elektrike.

Rajoni i Prishtinës

1.TS 110/10(20)kV Prishtina 2 do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Nr.6 Ibrahim Banushi (Kodi: 11000001) prej orës 11:00 – 11:10 si dhe nga ora 15:00 – 15:10.

Vendet: rr.Ibrahim Banushi, rr.Elena Gjik dhe Shtëpia e Pleqëve.

TS.10/04 kV Ibrahim Banushi 1 (Kodi: 11000001001)  prej orës 11:00  deri në ora 15:10

Vendet: rr. Bajram Kelmendi.

Arsyeja: Ndërrimi i transformatorit të mbingarkuar.

Rajoni i Pejës

1.NS 110/10kV Klina do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Klina II  (Kodi: 52000004)  prej orës 10:00 deri në ora 12:00

Vendet: Pompa e benzines Xemajl Myrtaj,  Zajmi, Videja, Polca, Deiqi, Grabonica, Dollova , Drenovci, Poterq i Epërm, Poterq i Ulët, Dugujeva, Bokshiqi, Fabrika e bllokave “Boksh- Kosova” Bokshiq, Jagoda, Krushevë e Madhe, lagjet Palushaj dhe Dodaj, Budisalci, Rudica, Stupë, Trestenik dhe Lutogllavë.

Arsyeja: Dislokimi i linjës 10 kV.